Ata që i kanë lexuar me kujdes shkrimet e mia e dinë që para një viti e kam paralajmëruar krizën e ardhshme të pashmangshme financiare dhe ekonomike botërore për shkak të mungesës së gatishmërisë së oligarkisë botërore (që i ka shndërruar shtetet në lodra) për rregullimin dhe disiplinimin e sistemit financiar botëror.
Tash po ua them një të vërtetë të hidhur që nuk ua ka thënë askush deri më tani dhe që s’do të mund ta kontestonte as Ajnshtajni sikur të ishte gjallë.
Virusi Korona është vetëm një alibi mjeran për ta arsyetuar dështimin e politikës së çmendur neoliberale globale, e cila kapitalizmin klasik e ka shndërruar në kazino imperializëm, ndërsa globin në Titanik për shkak të eksploatimit të pamëshirshëm të resurseve tokësore, nëntokësore, ujore dhe njerëzore.
Sepse kataklizma e vërtetë klimatike vjen nga ndotja, gjegjësisht helmimi i atmosferës, ujit dhe tokës që rezulton me zhdukjen e arteve bimore dhe shtazore nëpërmjet helmimit dhe eksploatimit.
Sepse bëhet fjalë për gjallesa që i mbajnë konstante temperaturat e deteve dhe oqeaneve dhe që në bashkëveprim e krijojnë termostatin natyror që njihet si rryma e Golfit.
Natyrisht që kjo formë e rrezikshme e Virusit është krijuar në laboratorët kineze dhe është një dimension i ri dhe tepër i rrezikshëm i agresionit të Kinës ndaj konkurrencës ekonomike, industriale dhe financiare euroatlantike me ndihmën e armëve biologjike.
Virusi Korona është pa asnjë dyshim një armë biologjike, pavarësisht fuqisë vdekjeprurëse e cila nga shumë mjek me renome botërore, me të drejtë kontestohet, për shkak të procedurës së pasigurt të identifikimit dhe lokalizimit të Virusit, e para se gjithash për shkak të mbidozës se medikamenteve gjatë terapisë e cila po i vranë shumë pacientë.
Sepse paniku i politikanëve që është rezultat i frikës nga përgjegjësia dhe llogaridhënia në rast dështimi, gjeneron trysni ndaj mjekëve, të cilët pastaj i terapojnë në mënyrë diletante pacientët e tyre.
Alianca euroatlantike duhet ta merr shumë seriozisht rrezikun që po i kanoset botës nga Kina dhe ta sanksionojë atë me sanksione drastike deri në izolim, nëse është nevoja, pavarësisht që rënia ekonomike e Kinës do të prodhonte recesion global, sepse ky i fundit po ndodh ashtu kështu.
Përndryshe, nëse nuk bojkotohen së paku për një kohë të caktuar produktet e Kinës në tregjet botërore, ajo do ta vazhdon invazionin e saj me armë biologjike dhe pastaj do të pëson i mbarë njerëzimi.
Sepse, sot po ndodh një gjenocid masiv ndaj popullsisë botërore falë agresionit nazist të Kinës me armë biologjike, prandaj vdekja e mbanë emrin e saj.
Bilës perëndimi duhet të shkojë edhe një hap më larg :
Duhet të kërkon dëmshpërblim prej Kinës e jo t’i bashkangjitet planeve të Vuçiqit për destabilizimin e Ballkanit, kur dihet se ai me kinezët po bashkpunon me ngushtë se sa me rusët.
Mirëpo Perëndimi duhet njëkohësisht edhe ta ndryshon kursin e rendit të shfrenuar politik neoliberal global, që funksionin sipas motos ” mbill oreks maksimal për konsum maksimal, nëse dëshiron të kesh prodhim maksimal shitje maksimale dhe fitim maksimal”.
Sepse maksima e tillë nuk mund të realizohet pa një eksploatim të pamëshirshëm të resurseve natyrore e njerëzore dhe pa ndotje të rrezikshme të atmosferës me gazra të llojllojshme kimike, prandaj shumë shpejtë do të hakmerret klima, e pastaj do të bëhet vonë për gjithçka.
Ngaqë, nëse vazhdon ndotja e atmosferës me këtë tempo, pritet një rritje e ngrohjes globale për tri grad celsius.
E çka do të thotë kjo, pyetne mundësisht ndonjë ekolog, klimatolog ose meteorolog.
Ndotësit më të mëdhenjë të atmosferës janë Kina dhe USA prandaj ulja e nivelit të konsumit të produkteve ushqimore, teknike dhe industriale për të cilat jo vetëm që s’ka nevojë askush, por që janë vdekjeprurëse, duhet të bëhet prioritet numër një i politikës amerikane dhe evropiane.
Dhe jo vetëm kaq, shtetet e perëndimit duhet ta bëjnë paralelisht edhe një plan të detajuar për reduktimin e numrit të popullsisë botërore nëpërmjet zvogëlimit të dallimeve ekonomike dhe sociale, jo vetëm ndërmjet shtresave sociale përbrenda shteteve, por edhe ndërmjet vetë shteteve.
Prandaj virusi Covid-19 është vetëm maja e ajsbergut në krahasim me pasojat që do t’i kemi nga hakmarrja e klimës, gjegjësisht ekosistemit të helmuar dhe dhunuar, nëse nuk ndryshon esencialisht rendi politik botëror.
Njerëzimi qëndron që dy dekada duarkryq në anijen Titanik dhe madje e feston fundosjen me muzikë.
Ky pasivizim i njerëzve është rezultat i trushpërlarjes nga propaganda e pashembullt që mbjell vazhdimisht oreks për konsum dhe luksoz maksimal.
Ndërkaq speciet që çdo kënaqësi e gjejnë vetëm në vlerat materiale, e humbin ndjesinë për vlera etike dhe morale, prandaj në vend se ta ngrisin zërin lartë kundër keqbërësve të të gjitha llojeve dhe ngjyrave, ato e fusin kokën nën dhe si strucat.