Vdekja misterioze e argjentinases në Fushë Kosovë, prindërit e saj dëshmojnë para Gjykatës

E publikuar: 15/12/2025 10:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, sot po vazhdon seanca gjyqësore ndaj Endrit Nikës.

Në këtë seancë pritet të dëshmojë nëna e viktimës, Maria Magdalena, e cila do të paraqitet përmes një video-lidhjeje, për shkak të pamundësisë për të qenë fizikisht e pranishme në sallën e gjyqit.

Nika akuzohet se ka hedhur nga kati i gjashtë i një hoteli në Fushë-Kosovë të dashurën e tij argjentinase, duke i shkaktuar vdekjen.