Vdekja e ish-komandantit të UÇK-ës – Krasniqi: Dha kontribut të jashtëzakonshëm në çlirimin e Kosovës

E publikuar: 20/04/2024 22:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Shqiperia, Gani Imerit.

Krasniqi u shpreh se Ganiu dhe familja e tij dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në çlirimin, forcimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.

“I trishtë lajmi për vdekjen e ish-Komandantit të UÇK-së në Zonën Operative të Shalës, Gani Imeri. Para, gjatë dhe pas luftës, Ganiu dhe familja e tij Imeri nga Dumnica e Epërme, dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në çlirimin, forcimin dhe shtetndërtimin e vendit tonë.”

“Ai vinte nga një familje atdhetare – dhe një të tillë la mbrapa. Vepra dhe jeta e tij do të jenë frymëzim dhe shembull për gjeneratat që la pas. Ngushëllimet më të thella familjes Imeri, bashkëluftëtarëve të tij, miqve dhe gjithë qytetarëve të Vushtrrisë.” – ka shkruar Krasniqi në Facebook.