Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, avokatja Shabani: Alarm për sistemin e përzgjedhjes dhe trajnimit të efektivëve tanë

E publikuar: 08/07/2025 19:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avokatja Valentina Shabani ka reaguar për rastin ku vdiq një 27-vjeçar në Lipjan pas arrestimit nga policia.

Avokatja Shabani ka thënë se mungesa e përgatitjes fizike po bëhet rrezik për rendin dhe vetë policinë, përcjell infosot.com

‘Një ngjarje e fundit ka ngritur shqetësim serioz mbi përgatitjen profesionale dhe fizike të disa pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Një qytetar në gjendje të dehur ka vënë në siklet pesë zyrtarë policorë, të cilët nuk kanë arritur ta ndalojnë dhe ta neutralizojnë pa përdorur dhunë të tepruar. Në vend të një ndalimi të shpejtë dhe profesional, u desh përleshje fizike e zgjatur dhe ndërhyrje agresive për ta arrestuar’, deklaron avokatja Shabani, shkruan infosot.com

“Pyetja që shtrohet është: Si është e mundur që një person i dehur, që nuk ka kapacitet të plotë trupor e mendor, të sfidojë fizikisht pesë policë të armatosur e të trajnuar? Kjo nuk është thjesht një çështje incidenti, por një alarm për sistemin e përzgjedhjes dhe trajnimit të efektivëve tanë”.

Mes tjerash, ajo ka shtuar se, kjo ngjarje nuk duhet të mbetet vetëm si një lajm i përditshëm. Duhet të shërbejë si pikë reflektimi.

“Respekt për policët që e kryejnë detyrën me nder, por nuk mund të heshtim kur paaftësia fizike e individëve të caktuar dëmton imazhin e tërë institucionit dhe cenon sigurinë e qytetarëve”, përfundon Shabani./infosot.com