Vazhdon sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

E publikuar: 20/01/2025 08:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Thaci Veseli-Krasniqi-Selimi

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Të mërkurën e ka përfunduar dëshminë e tij dëshmitari i 113-të në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Dëshmia e tij u dëgjua në sesion privat.

Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, dëshmitari ishte arrestuar në vitin 1999 nga pjesëtarë të armatosur të UÇK-së dhe më pas ishte dërguar në një qendër ndalimi ku ishte keqtrajtuar.