Vazhdon seanca për vrasjen e Liridona Ademajt: Pas ekspertit mjeko-ligjor, dëshmon një tjetër dëshmitar

E publikuar: 06/10/2025 14:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është duke vazhduar pjesa e dytë e seancës gjyqësorë në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Pas dëshmisë së dhënë nga eksperti mjeko-ligjor, Naim Uka tanimë në sallë janë kthyer të akuzuarit dhe avokatët, prokurorë e gjyqtarë.

Dëshminë e tij tani e ka filluar edhe dëshmitari i radhës Jeton Binaku.

Binaku është ftuar për dëshmi si propozuar nga prokurorja e rastit.