E plotësuar: Me një minutë heshtje për vdekjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, ka nisur vazhdimi i gjashtë i seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës.
………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………..
Deputetët të Kuvendit të Kosovës tashmë kanë filluar të hyjnë në sallën e Kuvendit të Kosovës.
Koalicioni PAN ka arritur i pari në sallën e Kuvendit ku pritet të mbahet seanca e gjashtë me radhë për konstituimin e Kuvendit
Ndërkohë që aty të pranishëm janë edhe Vetëvendosje, koalicioni LAA dhe Lista Serbe, raporton Express.
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për vazhdimin e seancës konstituive, e cila ka vetëm një pikë të rendit të ditës, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve.
Seanca po mbahet me kërkesën e PAN-it, që doli në takimin e fundit konsultativ në mes shefave të grupeve parlamentare dhe kryesuesit të seancës, Adem Mikullovci.
Kandidati për kryeministër të Kosovës nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, ka deklaruar dje në një konferencë për media se ekziston mundësia për mosmbajtjen e seancës, meqë sipas tij po synohet formimi i një qeverie gjithëpërfshirëse.
















