ANP “Adem Jashari” gradualisht po dëshmohet si aeroport lider në rajon dhe me gjerë. Numri i udhëtarëve ka vazhduar te rritet me shifra të larta edhe gjatë muajit Shkurt te këtij viti, duke shënuar një fillimvit mjaftë të suksesshëm marrë parasysh edhe rritjen gjatë muajit që e lamë pas.
Gjatë muajit Shkurt të vitit 2014 ishin procesuar 80,497 udhëtarë, kurse në vitin 2015 ky numër ishte rritur në 86,678, për tw arritur në 105,368 udhëtarë gjatë këtij viti.
Në krahasim me muajin Shkurt të vitit 2014, numri i udhëtarëve i bie të jetë rritur me shifra të jashtëzakonshme prej 30,90%, përderisa i njëjti është rritur për 21.56% në krahasim me vitin e kaluar.
“Rritja në vazhdimësi e numrit të qytetarëve që udhëtojnë nga dhe për në ANP ‘Adem Jashari’, dëshmon në rritjen e kënaqshmërise së tyre me shërbimet tona dhe njëherit rrit përkushtimin e stafit tonë që të ofrojë shërbime sa më kualitative”.
Vazhdon rritja e numrit të udhëtarëve në ANP “Adem Jashari”
NGA KATEGORIA