Vazhdon orteku i budallakive – Qysh nderohen ushtarët serbë që masakruan mijëra shqiptarë

E publikuar: 14/11/2022 20:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Budallakitë në këtë vend kanë filluar të ngjajnë me ortekun, i cili duke u rrokullisë, shkon e rritet gjithnjë e më shumë.

Nderimi te varrezat e ushtarëve serbë të luftërave ballkanike e të LPB bie në këtë rrokullisje të budallakisë.Veç për seri po ua sjellë tre ilustrime, që dëshmojnë se ushtarët serbë kanë qenë vrasës, zbatues të gjenocidit kundër shqiptarëve.Ja tre ilustrimet:

1. Konsulli austro-hungarez në Shkup raportonte se me të hyrë në Prishtinë, më 22 tetor 1912, forcat ushtarake serbe kishin ekzekutuar pesë mijë shqiptarë. (Shih: Srbija i Albanci, Çasopis za kritiko znanosti, Lubljana, 1989)

2. Gazetari i New York Times-it, Pickthal, i cili kishte qenë dëshmitar okular, pati shkruar këto fjalë: “Masakrat që bënë serbët në Kosovë, nën Kryqn’ e Krishterë, kapërcejnë çdo instikt gjakpirësije”.

3. Xhastin Mc Carthy, në studinin e tij “VDEKJE DHE DËBIM“ konstaton: Të dhënat e Luftërave Ballkanike tregojnë se në Ballkanin Qendror dhe Perëndimor, 27% e myslimanëve kanë vdekur dhe 35% e tyre kanë marrë arratinë. Shqiptarët pësuan një vdekshmëri që ishte, të paktën, po aq e madhe.

”(f. 16) dhe: “Në Luftërat Ballkanike, secili nga fitimtarët gjithashtu dëshironte që të shihte një fund të pranisë muslimane në tokat që ata kishin pushtuar.

”(f.171)Çka me thanë, o njerëz? Si u bëhet nderim vrasësve të kombit tënd?A jeni në vete a keni rrëshqitë, si orteku e doni me na zanë të gjithëve përfundi?!