Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 32.85% apo 24 mijë e 643 vota, duke lënë prapa Lidhjen Demokratike të Kosovës me 28.49% apo 21 mijë e 374 vota.
Pra në garën për asamble, diferenca është edhe më e vogël se në garën për kryetar.
Nga numri i votave në Prishtinë, Shpend Ahmeti është i pari me 43.32% kurse Arban Abrashi ka 35.89%.
Balotazhi do të mbahet më 19 nëntor. /Lajmi.net/


















