Vazhdon Krasniqi me raportin e KE-së, thotë se Qeveria ndau 78 milionë euro tenderë pa prokurim formal

E publikuar: 27/11/2023 10:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka publikuar sot një video përmes së cilës ka treguar të gjeturat e raportit të fundit të Komisionit Evropian për Kosovën.

Aty sipas Krasniqit thuhet se Qeveria e Kosovës ka nënshkruar kontrata të tenderëve me procedurë të negociuar pa prokurim formal, në vlerë prej 78 milionë e 560 mijë euro.

“78 milionë e 560 mijë euro është shuma e tenderëve gjatë 1 viti, të cilën Qeveria dyshohet se ju ka dhënë miqve dhe të afërmve të tyre – përmes procedurave të negociuara, pa prokurim formal, duke e eliminuar konkurrencën. #Regres.”