Testi i Maturës vazhdon të mos jetë arenë kopjimi edhe këtë vit. Mbikëqyrja jo në nivel e këtij testi ka kohë që është një nga pikat më akute, me më së shumti kritika.
Secilin vit hapen grupe, ku nxënësit ndajnë pyetjet, përgjigjet, marrin ndihmë dhe ndihmojn.
Por disa kanë shkuar edhe më larg. Një nxënëse, ka kërkuar që të gjithë ata që i dinë përgjigjet e testit të saj, t’ia shkruajnë ato në komentet e postimit të cilin e ka shpërndarë në profilin e saj në Facebook.
Kurse, në një grup në Facebook, nxënësit kanë shpërndare testet duke kërkuar që të marrin përgjigjet e sakta.
Edhe testi i kaluar ishte shpërndarë në internet, por policia kishte arritur të identifikonte një person si përgjegjës për këtë.
Ministria e kishte vlerësuar mbarëvajtjen e testit si pozitive megjithëse testi u shpërnda në internet.