Këto ditë ka qenë në qendër të vëmendjes aktorja Angelina Jolie.
Kjo për shkak të akuzave që i ka bërë ish- bashkëshortit të saj, Brad Pitt, se ai nuk po i paguan detyrimet ndaj fëmijëve.
Së fundi, aktorja është urdhëruar të kthehet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si shkak i procedurave gjyqësore të shkurorëzimit me Pitt.
TMZ raporton se Angelina bashkë me fëmijët është rikthyer në këtë vend me vendim të gjyqtarit, të shtunën.
Kujtojmë që avokati i Brad Pitt ka reaguar pas akuzave të Joliet se ai nuk po i paguan detyrimet ndaj fëmijëve, duke thënë se Pitt e bën këtë rregullisht.