Asambleja Parlamentare e Këshillit t’Europës asht tue diskutue nji draft-rezolutë për “situatën në Kosovë dhe rolin e Këshillit t’Europës”.
Draft-rezoluta e hartueme nga raportuesi për Kosovë në KiE, Agustin Conde(deputet spanjoll i Partisë së Djathtë Spanjolle), ban nji vlerësim pozitiv t’arritjeve në Kosovë, në fushat e demokracisë dhe forcimit të ligjit.
Rezoluta në përfundim të saj, nënvizon propozimin shumë të randësishëm mbi ngritjen e nivelit të dialogut t’Asamblesë Parlamentare të KiE me Kuvendin e Kosovës, kështu tue e ba shumë t’afërt, afrimin e Kosovës me KiE.
Kryetarja e delegacionit të Shqipnisë, Valentina Leskaj, tue vlerësue randësinë e kësaj resolute, ka ndërmarr nji proces të gjatë bashkëpunimi dhe konsultimi me përfaqësuesit e Kosovës.
Leskaj thirri në takim ambasadorin e Kosovës në Tiranë dhe ka ba disa takime consultative me nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti dhe me kryetarin e delegacionit të Kuvendit të Kosovës që këto ditë ndodhet në KiE, Strasburg.
Gjatë zhvillimit të këtij sesioni, dy delegacionet me bashkëpunim të plotë dhe me harmoni qëndrimesh kane gjetë mbështetje për sugjerime të matejshme ndaj kësaj resolute nga shumë delegacione tjera parlamentare, pjesëmarrëse në session.
Amendamentet e propozueme nga delegacionet e Shqipnisë dhe të Kosovës, kane me u mbrojtë gjatë séances së debatit nga kryetari i delegacionit të Suedisë, Social Demokrati Jonas Gunnarsson.