Edhe sot ka vazhduar cirku me Albulena Haxhiun në Kuvend, e cila nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për kryeparlamentare, shkruan InfoSot.
Madje sot ajo ka marrë vetëm 54 vota, duke rënë nga numri 57 sa herë kishte në tentimet e kaluara.
Kështu pra po vazhdon bllokada e seancës konstituive e Kuvendit.
Kryesuesi Avni Dehari edhe sot e ka përfunduar seancën deri në ditën e 1 majit në orën 10. /InfoSot


















