Vazhdojnë të mbahen peng mbi 100 persona në hotelin në Mali

E publikuar: 20/11/2015 16:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Forcat speciale në Mali kanë hyrë në hotel në kryeqytetin Bamako, ku persona të armatosur janë duke mbajtur peng dhjetëra njerëz.

Grupi Rezidor Hotel, që ka në pronësi hotelin, thotë se 125 mysafirë dhe 13 pjesëtarë të stafit janë ende duke u mbajtur peng.

Disa prej personave janë liruar nga forcat speciale, ndërsa të tjerët janë arratisur vete.

Persona të armatosur sulmuan hotelin Blu Hotel Radisson, duke marrë peng 140 mysafirë dhe 30 të punësuar.

Të paktën tre persona janë vrarë pasi persona të armatosur kanë hyrë në hotel duke shtënë me armë dhe duke thirrur “Zoti është i madh” në gjuhën arabe.

Luftëtarë islamikë, të lidhur me Al-Kaidën,kanë okupuar zonën veriore të Malit që nga viti 2012, para se të dëboheshin nga operacionet e vazhdueshme të udhëhequra nga ushtria franceze, që nga janari i viti 2013.

Megjithatë, grupet islamike kanë vazhduar me sulme në vend./rel/