Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e shoferit i cili me veturën e tij ra në lumin Vardar

E publikuar: 03/01/2025 09:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se po merren masa për gjetjen e një personi tjetër, i cili sipas të afërmve drejtonte veturën “Audi” e cila dje ka rënë në ujërat e Vardarit pasi ka dalë nga rruga lokale për në fshatin Rashcë.

Aksidenti i komunikacionit është raportuar dje në ora 16:00 në SPB Shkup.

Nga MPB theksojnë se në vendngjarje janë dërguar menjëherë zyrtarë policorë dhe shërbimi emergjent mjekësor si dhe prokurori publik.

“Në orën 18:00 nga spitalin “Shën Naum i Ohrit” na njoftuan se nga kalimtarë i kanë sjellë një fëmijë katër vjeçar, i cili më pas është transferuar në Qendrën Klinike.

Në orën 21:05, zyrtarët policorë të njësitit “Tigrat” kanë nxjerrë automjetin tip “Audi” nga ujërat e lumit Vardar, në të cilin janë gjetur tre persona të vdekur”, njoftojnë nga MPB.

Siç informuan nga Qendra për Menaxhimin e Krizave, trupat e tre femrave janë nxjerrë nga automjeti i cili është nxjerrë nga Lumi Vardar.