Vazhdojnë edhe sot kërkimet për 27-vjeçarin në Has që u zhduk pasi doli për të prerë dru

E publikuar: 08/04/2025 09:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pritet të vazhdojë edhe sot operacioni i kërkim-shpëtimit për 27-vjeçarin nga fshati Kishaj në Has, i zhdukur nga e diela, pasi kishte shkuar në pyll për të prerë dru.

Anëtarët e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim pritet të vazhdojnë kërkimin për 27 vjeçarin edhe sot.

Terreni në këtë zonë është i vështirë bënë të ditur dje nga Shoqata për Kërkim-Shpëtim.

Sipas njoftimit të policisë i riu ishte larguar nga banesa që prej mëngjesit  të 6 prillit për të prerë dru në pyll.

Për shkak të motit të keq dhe terrenit të vështirë terreni i vështirë të afërmit nuk kanë arritur të gjejnë të riun. Sipas prefektit të qarkut të Kukësit, Dritan Baji, zona është vëzhguar për rreth 2 orë nga një helikopter i forcave të armatosura teksa vijon kërkimi nga ushtria.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Has, mbrëmjen e djeshme, janë njoftuar nga familjarë të shtetasit A. Ll., 27 vjeç, banues në fshatin Kishaj, se rreth orës 17:00 kishin humbur kontaktet me 27-vjeçarin, i cili ishte larguar nga banesa në mëngjes, për të prerë dru, në pyll.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet në zonë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe banorë të fshatit, për gjetjen e shtetasit A. Ll., por ende nuk është bërë e mundur gjetja e tij”, kishte njoftuar policia shqiptare.