vazhdojnë akuzat e anëtarëve të Këshillit Prokurorial dhe ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit, Sylë Hoxha.
Ndonëse Hoxha pezulloi takimet e Këshillit Prokurorial deri në dekretimin e kryeprokurorit të ri të Shtetit, nënkryetari Idain Smaili ka thënë se Hoxha, në mënyrë të kundërligjshme, e ka lëshuar takimin.
Madje, siç transmeton KTV, ai i ka ftuar mediat në takimin e radhës të Këshillit Prokurorial. “Si nënkryetar i KPK-së, ftoj takimin e radhës së KPK-së, ashtu siç shkruan edhe në kërkesën e pesë anëtarëve të KPK-së, të nënshkruar nga anëtarët: Idain Smaili, Sevdije Morina, Teki Bokshi, Bajram Uka dhe Jetish Maloku. Takimi do të mbahet ashtu siç ka qenë i paraparë, më datën 17, në ora 14:00”, thuhet në njoftim.