Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë, ka thënë se do të vazhdojnë masën afirmative për regjistrimin e pa pagesë të pronës edhe në emrin e gruas si bashkëpronare.
“Që gratë të gëzojnë të drejtën e pronës së paluajtshme si e drejtë themelore e njeriut, po vazhdojmë masën afirmative për regjistrimin pa pagesë të pronës edhe në emrin e gruas”.
“Edhe në emrin e gruas si bashkëpronare kjo masë afirmative ka ndihmuar në rritjen e qasjes së grave në pronë, normën e pronësisë e rritëm për 19.22 përqind”, ka thënë Kurti.