Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka rifilluar, pas 15 minutash pauzë
Seanca është thirrur nga drejtuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci, por pjesëmarrjen në seancë e kanë kundërshtuar deputetët e PAN-it.
Ndryshe, në seancën e së enjtes Enver Hoxhaj kërkoi dy orë kohë shtesë për ta propozuar kandidatin për kryeparlamentar, por kryesuesi Adem Mikullovci nuk u pajtua me këtë propozim pasi sipas tij kanë pasur kohë të mjaftueshme.
Në mungesë të dhënies së emrit nga PAN-n, kryesuesi Mikullovci të enjten ndërpreu seancën.
https://youtu.be/Qdt9ZK4N12o

















