Vatikani ka publikuar fjalët e fundit të Papa Françeskut që vdiq të hënën, në ditën e Pashkëve.
Sipas Vatikanit, Papa Françesku ka falënderuar infermierin që e kishte përkrahur që të dilte para turmës në Sheshin e Shën Pjetrit të dielën, në atë që dolën të ishin fjalët e tij të fundit.
88-vjeçari dori para turmës për një takim të shkurtër.
“A mendon se mund t’ia dalë?”, e kishte pyetur Papa infermieren e tij. Ai, në të cilën Papa kishte besim të plotë, e kishte siguruar se do t’ia dilte mbanë.
Papa më vonë e ka falënderuar Strappettin “që më soli në shesh” pas asaj që do të ishte paraqitja e tij e fundit para publikut.
Papa pastaj kaloi pasditen duke pushuar në shtëpinë e tij në Vatikan dhe kishte ngrënë darkë, para se të vdiste të hënën në mëngjes.


















