Vatikani pajtohet që ndoshta dhuna është e pashmangshme që të ndalen sulmet e ISIS ndaj të krishterëve dhe grupeve të tjera tqë pakicave në Lindjen e Mesme nëse nuk ka një zgjidhje politike, shkruan sot BBC e Londrës.
“Xhihadistët kanë kryer gjenocid dhe ata duhet të ndalen”, ka thënë vëzhguesi i përhershëm i Selisë së Shenjtë në OKB kryepeshkopi Silvano Maria Tomasi.
“Duhet një koalicion i koordinuar dhe i menduar mire që të bëhet gjithçka që është e mundur të arrihet një zgjidhje politike pa dhunë. Nëse as kjo nuk është e mundur atëherë përdorimi i dhunës do të jetë i pashmangshëm”, ka thënë Tomasi.
Një koalicion të tillë duhet ta bëjnë shtetet myslimane në Lindjen e Mesme të kryesuar nga OKB me qëllim që ta ndalin këtë lloj të gjenocidit.
“Përndryshe do të qajmë në të ardhmen pse nuk kemi bërë asgjë, sepse kemi lejuar që një tragjedi e tmerrshme të ndodhë”, ka thënë Tomasi.
Ai ka thënë se të krishterët kanë qenë qëllimi kryesor i sulmit të ISIS por të gjithë grupet do të duhet të jenë të mbrojtura.