Shqiponja Isufi që dyshohet se u vra nga burri i saj në Zvicër, u varros në varrezat e qytetit të Gjilanit, të mërkurën.
Përshëndetja e fundit me vajzën nuk ishte fare e lehtë për prindërit që u mërzitën fort, njofton Klan Kosova.
Ata mbase i forcuan pak ngushëllimet e homazhet nga shumë qytetarë e përfaqësues institucionet që bënë para trupit të 41-vjeçares në Gjilan, e cila nga mosha 9-vjeçare jetoi në Zvicër.
Isufi, që la pas vetes dy fëmijë, sipas mediave zvicrane u gjet e vdekur në banesën e saj, dhe pas autopsisë u arrestua burri i saj shqiptar nga Maqedonia e Veriut.
Për mënyrën e vdekjes së 41-vjeçares familjarët nuk deshën të flasin.