Varrosen trupat e 21 shqiptarëve të gjendur në Rudnicë

E publikuar: 17/04/2015 14:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trupat e 21 shqiptarëve të zbuluar në një varrezë masive në Serbi janë varrosur sot në fshatrat Çikatovë dhe Gllanasellë të komunës së Drenasit.

Trupat u janë dorëzuar familjarëve të enjten, 16 vjet pas vrasjes së tyre nga forcat serbe.

Ato janë zbuluar vitin e kaluar në varrezën masive në fshatin Rudnicë, të komunës së Rashkës në Serbi.

Procesi i identifikimit të tyre ka zgjatur disa muaj.