Varri që ishte përgatitur për eshtrat e rivarrimit të Isa Boletinit është bosh. Ai edhe do të mbetet i tillë, sepse vendimi i fundit thotë se eshtrat e heroit do të rivarrosen në Vlorë.
Ky vendim i miratuar nga Qeveria e Shqipërisë, po konsiderohet si gabim nga banorët e Boletinit, njofton Klan Kosova.
Rrustem Xhemajli, i afërm i Isa Boletinit, dëshiron që heroi të rivarroset në tokën e të parëve.
Ata thonë se Isës do t’i kthehet nami vetëm kur eshtrat e tij të kthehen pranë Kodrës së Sokolicës.
Qeveria e Kosovës qysh në vitin 2004 pati vendosur që heroi të rivarrosej në Boletin, pasi dihej se eshtrat ishin kthyer nga Mali i Zi.