Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim Oliver Varhelyi, e ka përsëritur qëndrimin e BE-së rreth situatës në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, pas të premtes ku ka ndërhyrë policia pasi një numër i protestuesve serbë, u përpoqën t’i ndalonin kryetarët e komunave që të futeshin në zyrat e tyre.
Varhelyi tha se dënon vendimin e Kosovës për të ndërhyrë në objektet komunale.
“Prishtina duhet të de-eskalojë situatën dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm destabilizues”, tha ai.
Ai theksoi se ndëhyrja u bë pavarësisht thirrjeve për përnbajtje.