Një femër shtatzënë ka zhvilluar një “hobby” vërtet të veçantë.
Ajo konsumon çdo ditë copëza sapuni madje edhe sapun të lëngshëm ndonjëherë.
Dihet që femrat shtatzënë kanë kërkesa speciale për ushqimin por hobi i kësaj femre është vërtet i veçantë.
Jess Gayford nisi për kuriozitet të hante sapun por nuk arriti të ndalonte dot më.
Sipas mjekëve ajo ka krijuar varësi nga sapuni dhe nuk mund të bëjë dot pa të.
26-vjeçarja u tërhoq nga era e sapunit për ta provuar dhe që nga ajo ditë është bërë konsumatore e rregullt.
“Më erdhi një dëshirë nga hiçi. Për shkak të aromës e provova fillimisht dhe nuk arrita të ndaloja më”, rrëfen ajo.
Fatmirësisht mjekët e kanë qeësuar duke i thënë se “hobby” i saj nuk shkakton asnjë dëmtim te shëndeti i saj apo i fëmijës në bark.