VAR mund të përdoret në Ligën e Kampionëve që nga çerekfinalet?

E publikuar: 22/08/2018 13:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pretendohet se gjyqtarët e video asistimit (VAR) mund të përdoren në Ligën e Kampionëve nga faza e çerekfinaleve.

ItaSportPress citon një raport të The Times, ku thuhet se krerët e UEFA-s janë të impresionuar nga mënyra se ka funksionuar VAR në Kampionatin Botëror.

Megjithëse shefi i UEFA-s, Aleksandar Ceferin, e kishte përjashtuar përdorimin e VAR në Ligën e Kampionëve, tani krerët e qeverisës së futbollit janë duke e konsideruar seriozisht miratimin e saj për tre raundet e fundit.

Video Assistant Referee- VAR /Getty Images)

Mësohet se një vendim do të merret në fund të shtatorit, ku takimi do të mbahet në javën e ardhshme.

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ka bërë fushatë për VAR.

Pamje nga finalja /Getty Images)

Klubi i tij ishte eliminuar nga Real Madridi në çerekfinalet e sezonit të kaluar në dy ndeshje ku kishte shumë kritika.

Shumë klubet të mëdha janë ankuar shpesh në gjykim dhe UEFA mund t’i hap rrugën VAR-it. /Telegrafi/