Van Gaal-Mourinho për ringritjen e Man. United

E publikuar: 20/05/2016 14:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Louis Van Gal drejtor sportiv tek Manchester United dhe Jose Mourinho trajner. Është kjo ideja e fundit e drejtuesve të “Djajve të Kuq” për të zgjidhur problemet që po kalon ekipi. Ideja e bashkpunimit mes Van Gal dhe Mourinho ishte e zëvëndëspresidentit të Manchester United Ed Woodward. Van Gal ka një kontratë që skadon në Qershor të 2017 dhe prishja e saj do ti kushtonte skuadrës angleze 5 milionë Euro. Ndërkohë që nga ana tjetër “Special One” është në pritje për të marrë në drejtim stolin e Manchester United. Nisur nga kjo drejtuesit e klubit anglez po mendojnë ti mbajnë të dy. Në të kaluarën të dy trajnerët kanë bashkpunuar me njëri-tjetrin gjatë kohës kur ishin pjesë e Barcelonës.

Por, duket se realizimi i këtij bashkpunimi nuk do të jetë dhe aq i lehtë, pasi për një personazh si Mourinho, i cili ka një karaktër disi të vështirë dhe që kërkon liri absolute në vendimarrje, ndoshta do ta ketë të pamundur të punojë me dike tjetër që i qëndron mbi kokë. Ndërkohe që e ardhmja e Van Gal, luhet në finalen e FA CUP, kundër skuadrës së Crystal Palace, shansi i fundit për olandezin për të realizuar një objektiv minimal. Në rast humbjeje, mundësit që tekniku 64-vjecar të qëndrojë në Old Trafold si trajner apo si drejtor sportiv janë pothuajse zero.