Van Gaal i trembet fundit të Mourinho: Nuk e di nëse do ta përballoja

E publikuar: 19/12/2015 13:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Manchester United Louis van Gaal është shokuar kur mësoi se Mourinho u shkarkua nga detyra dhe pranon se mund të jetë i rradhës që mund të pësojë fatin e tij.
Mourinho u largua nga kampionët e në fuqi të Anglisë me dakordësi reciproke ku një nga shkaqet kryesore ishte mosmarrëveshjet midis trajnerit dhe lojtarëve.
Mungesë harmonie është raportuar edhe midis Van Gaal dhe disa prej lojtarëve të tij, por edhe pse Hollandezi këmbëngul që atmosfera në Old Trafford është solide, ai pohon se rezultatet duhen përmirësuar. “Kam besim të plotë tek bordi dhe lojtarët. Nuk ka dyshim që nëse humb aq shumë sa Mourinho, edhe nëse do të isha unë do të ishte fundi i botës”
Van Gaal, i cili ka patur asistent portugezin herët tekBarcelona, gjithmonë ka përgëzuar Mou­n për arritjet e tij si trajner dhe thotë që nuk e priste largimin e tij, pavarësisht rezultateve negative në gjysmën e parë të sezonit. “Më kapi në befasi, nuk e prisja,” i tha gazetarëve përpara takimit ndaj Norwich City të shtunën. “Ai është trajner I mrekullueshëm me kurrikulum unik në botën e futbollit. Por kjo situatë vetëm përforcon faktin që rezultatet janë elementi kryesor i mbarëvajtjes së procesit, më pas përshtatshmëria midis lojtarëve dhe më pas midis trajnerit dhe stafit. Nuk mund të gjykoj ç’po ndodh me Chelsea por u surprizova.”