Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, e ka pranuar se do të jetë i lumtur nëse mund t’i shtojë ekipit të tij një sulmues të ri këtë muaj.
Barcelona është në treg për një sulmues të ri, i cili do ishte zëvendësues i Luis Suarezit.
Valverde ka deklaruar haptazi se dëshiron nënshkrimin e sulmuesit të ri, kur u pyet nga gazetarët rreth kësaj çështje.
“E di se klubi po punon rreth transferimeve, por nuk është aq i thjeshtë sa duket”, ka thënë fillimisht Valverde.
Ernesto Valverde (Foto: FC Barcelona/Twitter)
“Ne do të shohim nëse mund të bëhet diçka rreth kësaj”.
“Por, ne do të vazhdojmë me armët tona që kemi në dispozicion çfarëdo që të ndodhë”, përfundoi spanjolli.
Sulmuesi i Los Angeles FC, Carlos Vela, është lidhur me Barcelonën këtë fundjavë.
Përveç meksikanit, Barcelona është lidhur edhe me sulmuesit spanjoll, Fernando Llorente, Christian Stuani dhe Alvaro Morata. /Telegrafi/

















