Valtteri Bottas, ka qenë ai zbulimi më i bukur i Formula 1 gjatë 2 viteve të fundit. Historia e 25-vjecarit nis nga Nastola një vend i vogël në Jug të Finlandës me vetëm 15 mijë banorë. Bottas ishte vetëm 5-vjec kur mori pjesë për herë në garat me makinat Kart dhe që nga ajo ditë finlandezi i vuri vetes një qëllim të bëhej një pilot i Formula 1 në të ardhmen. Bottas u rrit me mitin e Mikka Hakinen që ashtu si piloti i Williams nisi gjithcka nga garat me makinat Kart. 25-vjecari jo vetëm që e realizoi objektivin që i kishte vënë vetes për t’u bërë në një të ardhme një pilot i Formula 1 por nga dita në ditë po tregon se është më e vërtetë shumë i talentuar. Në Bahrein Bottas mbajti pas 4-herë kampionin e Botës Sebastian Vettel, ndërsa në Spanjë ferraristin tjetër Kimi Raikkonen. Sezonin e kaluar ai u rendit i 4-ti në klasfikimin e përgjithshëm dhe ka gjasa ta bëjë një gjë të tillë edhe këtë vit. Në fillim të 2016-s finlandezi do të jetë një pilot i lirë pasi i përfundon kontrata me Williamsin dhe shpeshherë e ardhmja e 25-vjecarit është lidhur me Ferrarin. Edhe pse ëndërron një transferim te kokëkuqja Bottas qëndron me këmbë në tokë kur pyetet për të ardhmen.
” Ferrari është një markë që i mahnit të gjithë shumë e famshme në Botë. Ngjyra e kuqe ushqen ëndrrat e kujtdo në sportin e Formula 1. Gjithsesi në Formula 1 ekzistojnë edhe të tjera ikona, si Mercedes apo edhe Williams”.
Bottas dha një mendim edhe për skuadrën favorite për titullin, teksa foli edhe për marrëdhënien e tij me shokun e skuadrës Felipe Massa.
” Mercedes qëndron akoma përpara por diferencat janë zvogëluar disi. Ferrari është rritur shumë por Williamsi ka treguar shenja përmirësimi. Si mund ta përkufizoj marrëdhënien time me Massën? Thjeshtë të shkëlqyer, objektivi mbetet i njëjtë për të dy të ndihmojmë Williamsin të jetë sa më shumë kompetitiv”./ss/