Valon Syla: Vendimi për taksën është kryekëput politik – që ushqen gjakrat pas dështimit në Interpol

E publikuar: 21/11/2018 22:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti politik, Valon Syla, ka thënë se vendimi i sotëm i Qeverisë për taksë 100% për produktet serbe është goditje politike.

“Është embargo. Është prishje e marrëdhënieve, që shumica e fuqive të mëdha po kërkojnë afrim për një zgjidhje finale mes Kosovës dhe Serbisë. Haradinaj nuk po pajtohet me këtë politikë dhe po përdorë mandatin e tij që të lëshojë vendime të papërgjegjshme në raste të veçanta, vendime të cilat do të ishte mirë që t’i mbajë”, ka thënë Syla, njofton Klan Kosova.

“Do të ishte mirë që Qeveria Haradinaj të qëndrojë deri në prill, apo ta pres fundin e vitit të ri dhe ta mbajë këtë vendim. Po flasim për një qeveri që s’ka numra, nuk mund t’i numërojë veteranët dhe as ta kontrollojë veriun. Po flasim filma, sepse është vendim kryekëput politik, që ushqen gjakrat pas dështimit në Interpol”.

Syla ka pohuar në Zona B se vendimi i qeverisë s’ka logjikë ekonomike.

“Konsumatori në fund do t’i paguajë të gjitha taksat. Do të ketë rritje enorme të çmimeve. Vendimet e Haradinajt mund ta ndërrojnë politikën e taksave por jo gjeografinë. Në esencë është vendim populist që lidhet me vlerësimin që Haradinaj i ka dhënë. S’ka lidhje me ekonominë. Ai po e sheh për çdo ditë se po shkon. Po shpërndan para mbarë e mbrapsht dhe tash ka ardh te ky vendim. Kosovarët do të gëzohen me këtë populizën. Kjo taksë do të hiqet sepse është shkelje e marrëveshjes ndërkombëtare”.