Valon Syla për Duda Baljen: Pse s’po mbulohet ajo ma së pari?

E publikuar: 01/04/2022 14:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari Valon Syla e ka pyetur deputeten Duda Balje se përse nuk po mbulohet me shami fillimisht për vete para se të lobojë për shami në Gjakovë kjo pasi deputetja Balje i është drejtuar drejtores së Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, Forentina Gjergjaj, duke e pyetur publikisht se në cilat ligje të vendit e ka bazuar vendosjen e simboleve ndaluese në shkollë.

Syla ka shkruar se reagimi i Baljes është popullist dhe se Gjakova s’ka pasë kurrë probleme identitare.

Gjakova është vendi me traditë të theksuar shqiptare dhe kulturore. Kurrë s’ka pasë probleme identitare. Drejtoresha e shkollës atje qenka sulmuar nga Duda Balje, një ditë para Ramazanit, duket se me llogarirje populliste për 1 grusht vota, për ndalimin e nxënësave me shamia në shkollë publike të qytetit. Dy pyetje për Duda Baljen, sa lobon për shamia në Gjakovë, pse spo mbulohet ajo mas pari? Pse nuk po udhëheq me shembull vetanak duke u mbulu vet me shami? Mos e teproni me popullizëm, se ska mbet Reçani mi kallxu Gjakovës për referenca kulturore. E poashtu Gjakova me shumë sakrifica gjatë luftës së fundit, se mbaj mend që ju ka përzi boshnjakëve e torëbeshëve për ndoj send. Leni kopallat”, ka shkruar Syla.