Gazetari Valon Syla, ka thënë në “Pressing” të T7, se Albin Kurti po e dëshiron për President, siç u shpreh ai “një shmoklan”, duke përmendur emrin e Glauk Konjufcës dhe Albulena Haxhiut.
Syla tha se, Albin Kurti e ka bërë postin e Presidentit si bastore, e në fakt ai thotë se Presidenti do duhej t’i mbronte edhe ata që nuk janë me Albin Kurtin.
“Albin Kurti e do një smoklan President, një Glauk që kurdo e qet kandidat, apo një Albulenë që e kandidon 48 herë dhe e rrëzojnë”.
“E ka bë Presidentin si bastore, Presidenti është fuqi një gjysmë pushteti, Presidenti më mbron edhe mua që nuk jam me Albin Kurtin”, ka thënë Syla.


















