Valon Murati: Kurti e pret me dëshirë ardhjen e Trumpit në pushtet për një “Ndeshje të Madhe”

E publikuar: 09/05/2024 21:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim (LB), ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti e pret me dëshirë ardhjen e Donald Trump’it në krye të SHBA-ve.

Kjo siç thotë Murati për një “Ndeshje të Madhe”, pasi sipas tij e ka thënë edhe më parë se Kurti nuk e implementon Asociacionin.

Implementimi i tij nga Kurti, sipas Muratit e bën atë një politikan të zakonshëm.

“Kurtin implementimi i Asociacionin e bën krejtësisht një politikan normal, të zakonshëm i cili mund të fitojë prapë vota, por e bën si zakonshëm ndryshe si ai e sheh vetën”.

“Pastaj ai edhe në arenën ndërkombëtare mund të tregohet që po përkrah kauza të drejta që po vendoset në presion qoftë edhe nga forcat ndërkombëtare që të implemtojë diçka të dëmshme. Madje unë e kam thënë se ai e pret edhe me dëshirë ardhjen e Trumpit në pushtet për një “ndeshje të madhe”, ka thënë ai në “Pressing” të T7.