Valmir Tertini është shpërblyer si regjisori më i mirë me filmin e tij “Tradhti me letra” (cheating for papers) në Indi, tek festivali Lake City International Film Festival. Ky është çmimi i 11-të për këtë film realizuar nga regjisori Tertini. “Tradhti me letra”, flet për Meritën e cila ka pranuar që Azemi, burri i saj të martohet me një grua gjermane sa për t’i bërë letrat. Merita dhe Azemi kanë një vajzë. Pas katër viteve, Ana gruaja e Azemit insiston të vijë në Kosovë për të parë se ku ka jetuar burri i saj. Azemi, Meriten e prezanton si motrën e tij kurse gocën si mbesë të tij. Atë natë, të gjithë flenë, ndërsa Merita nis të qaj te pragu i derës, përballë dhomës së Azemit dhe Annës. Merita aty ndjenë tradhtinë e hapur. Regjisori Tertini, në shtator nis xhirimet e filmit të tij të pestë, “Vulë” (Seal), ku trajtohet punonjëse e Ambasadës Gjermane në Prishtinë. Viktoria një vajzë 28 vjeçare është dërguar nga shteti gjerman për në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë. Të gjitha aplikimet për vizën gjermane, dosjet shkojnë tek Viktoria, ndërsa ajo është e papërgjegjshme në këtë drejtim, duke i lënë anash këto dhe duke u varur nga një jetë gehttoo. Alkool, drogë dhe mungesë të një partneri që ta përmbushi, rrëfen. Ajo është e mërzitshme në punë dhe jo strikte, me personat që përfundon në shtrat jo e kënaqur dhe shumë e varur nga gjërat e ndaluara. Një natë në një pub njihet me një vajzë që punon për misionin EULEX dhe përfundojnë në shtrat, atë natë ajo e shijon. Ndërsa në zyrë i është përgatitur vërejtja për largimin nga puna. Në Kosovë për të aplikuar për vizë duhet pritur më së paku 7-8 muaj, dhe 90% e rasteve refuzohen. Në lidhje me këtë film më herët regjisori ka pohuar se ky skenar ka fituar në vitin 2017 në Mediterranean film festival në Sirakruze të Italisë, këtë vit është sponsorizuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. “Ku ne presim të bëhet shumë, ka një shfrenim jete dhe papërgjegjësie. Ajo është Viktoria, personazhi kryesor në “vulë”, ndaj dua të tregoj individin, pra vetëm Viktorian, askënd tjetër, Viktorian dhe përballjen me jetën, papërgjegjësinë dhe spontanitetin”, tregon ai për këtë skenar filmi që nis xhirimet në vjeshtë.
/SotNews/