Valentina Bunjaku u vonua, s’mori pjesë në raundin e parë të votimit

E publikuar: 03/04/2021 21:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, nuk ka marrë pjesë në raundin e parë të votimit për presidentin.

Ajo është vonuar për pjesëmarrje dhe kur është kthyer në sallë ka përfunduar procesi duke iu pamundësuar të votojë, njofton Klan Kosova.

Raundi i parë ka dështuar meqë nuk ka pasë kuorum të nevojshëm.

Në kuti janë hedhur vetëm 78 vota.