Valë të mëdha si këto rrallë herë shihen: Ato shfaqen në muajin e tetë të kalendarit lunar, kurse mijëra njerëz mezi presin ta shohin këtë “spektakël” (Video)

E publikuar: 09/10/2017 10:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Valët e mëdha në liqenin Qiantang, që besohet të jenë më të mëdhatë në botë, gjatë 100 viteve të fundit ka mbledhur mijëra kurioz në pjesën lindore të Kinës.

Valët e larta prej 10 metra që “lundrojnë” përgjatë gjirit Huangju me shpejtësi të madhe, përplasen në mol duke krijuar spektakël të paparë, transmeton Telegrafi.

Valët që shkaktohen nga tërheqja gravitacionale mes Diellit dhe Hënës ndodhin çdo muaj.

Megjithatë, këto janë më të fuqishmet dhe më mbresëlënëset në ditën e 18-të të muajit të tetë të kalendarit lunar, për shkak të shtrirjes së veçantë të Hënës, Diellit dhe Tokës.

Këtë vit ky fenomen është shfaqur më 7 tetor, më saktësisht në ditën e tretë të festivalit të vjeshtës kineze. /Telegrafi/