Valdete Daka: Të ndiqet LIVE numërimi i votave me kusht

E publikuar: 21/11/2017 14:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka sugjeruar gjithë mediat në vend që të ndjekin LIVE numrin e votave me kusht për disa komuna.

“I bëj publike gjitha mediat kur të bëhet numërimi me kusht i këtyre komunave ku rezultatet janë të ngushta të jenë prezent që të jenë sa më transparente dhe të hapura ky numërim”, ka thënë ajo, shkruan Indeksonline.

Poashtu, edhe anëtari i KQZ-së nga radhët e AAK-së, Binak Vishaj ka propozuar të njëjtën ide.

“I ftoj mediat të jenë prezent kur të bëhet numri i votave. Sidomos për tri komunat për të cilat është interesi më i madh”, është shprehur ai.

Ndryshe, komunat në të cilat pritet të jetë më se “nxehti” janë Prishtina, Prizreni, Istogu si dhe Dragashi.