Valbona Mema ndryshim drastik në lidhje me Artjola Toska!

E publikuar: 15/02/2018 16:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Artiola Toska është duke më luftuar prej shumë vitesh dhe unë nuk kam hapur gojën. Dua ta bëj publike dhe do ta ftoj që nëse ajo ka diçka me mua, të ma thotë, por jo të ndërhyjë në bukën e fëmijëve të mi. Kam frikë se ajo nuk ka shpirt”, u shpreh Valbona. 

Po çfarë ka ndodhur mes dy këngëtareve shumë të dashura nga publiku, një muaj pas kësaj deklarate? Siç duket Valbona dhe Artjola kanë bërë paqe dhe janë sqaruar. Të paktën kështu la të kuptohej Valbona Mema e pyetur nga gazetari i “1 kafe me Labin”. 

“Çdo gjë ka ardhur shumë mirë. I kemi sqaruar çdo gjë. Në një moment tjetër do dalim dhe do sqarojmë edhe opinionin publik. Por gjithsesi ne jemi dy mikesha, dy këngëtare që duhet të përfaqësojmë denjësisht muzikën tradicionale shqiptare”, u shpreh Valbona./Xing.al/