Valbon Krasniqi, zyrtarisht Drejtor i SHSKUK-së

E publikuar: 10/02/2021 16:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bordi i Shërbimit Shëndetësorë Klinik Universitar të Kosovës ka emëruar zyrtarisht Valbon Krasniqin drejt të SHSKUK-së.
Bordi Drejtues i SHSKUK-së në mbledhjen e sotme ka bërë të ditur se në mënyrë unanime është votuar Raporti i Komisionit Vlerësueses, në bazë të së cilit drejtor i përgjithshëm emërohet Valbon Krasniqi.

Infektologu Krasniqi ishte ushtrues detyre i drejtorit të SHSKUK-së, derisa më parë Shërbimi Shëndetësor Klinik Universitar i Kosovës udhëhiqej nga Basri Sejdiu.