Oferta për 8 ditë, ku përfshihen 30 minuta bisedë, SMS dhe 2 gigabajt internet, do të kushtojë vetëm 4.44 euro. Biseda për 1 minutë, pas paketës do të tarifohet vetëm 10 cent ndërsa sms dy cent
Secili qytetarë i Kosovës që ka vendosë të pushojë në bregdetin shqiptarë, nuk ka më nevojë ta fikë telefonin apo ta ndërrojë numrin, duke shpenzuar para shtesë për të blerë numra të operatorëve telefonik në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Operatori lider në Kosovë, PTK- Vala, do t’i ofrojë pushuesve paketa të lira, në mënyrë që na asnjë moment të mos e shkëpuesin kontaktin me familjarët, miqtë, shokët etj etj.
Duke filluar nga kufiri shqiptarë, do të keni mundësi t’i blini dy pako të lira, cmimi i të cilave është dhjetra herë më i lirë se harxhimet që keni bërë vite më parë kur keni pushuar në bregdet.
Bëhet fjalë për pakon Vera1 dhe Vera2, të cilat mund të blihen vetëm duke dërguar një mesazh në numrin 50555, Vera1 apo Vera2.
Pako Vera1, e cila është pako 15 ditore, përban 60 minuta bisedë sms pa kufijë dhe 4 gigabajt internet. Kjo pako do të kushtojë 8.99 euro ndërsa Vera2, e cila është pako 8 ditore, do të përmbajë gjysmën e asaj që ofron pakoja e parë.
Për vetëm 4.44 euro, do të mund ta blini pakon 8 ditore me 2 gigabajt internet, sms pa kufij dhe 30 minuta biseda telefonike.
` Jemi mundur që të ofrojmë një produkt sa më të mirë për pushuesit dhe me një cmim shumë të pranueshëm për ata që shkojnë të pushojnë. Po hedhim në treg pako, të cilat vetëm një vit më parë do të kushtonin dhjetra herë më shtrenjtë apo që nuk kanë ekzistuar fare. Në kushte normale 60 minuta bisedë do të kushtonin 48 euro”, tha Drejtori Menaxhues i PTK-së, Agron Mustafa.
Sipas tij, të gjithë ata që përdorin dhe shfrytëzojnë Pakot Vera 1 dhe Vera2, më tutje mund të flasin lirshëm me cmime, sikurse në Kosovë.
‘ Kemi caktuar një cmim prej 10 centësh për minutë dhe 2 cent për sms, pasi të harxhojnë pakon apo që duan të vazhdojnë të flasin. Janë cmime pothuajse sa në Kosovë dhe bindshëm më të lirë se konkurrenca dhe vet operatorët që operojnë atje”, tha tutje, Drejtori Menaxhues i PTK-së, Agron Mustafa.