Pas lansimit të ofertës më të re të VALA-s me bonuse në rimbushje, është evidentuar një rritje e ndieshme në trafikun e përgjithshëm të gjeneruar të VALA-s.
VALA për të gjithë konsumatorët e saj me parapagim, ka lansuar ofertën e saj verore, e cila është aktive nga data 1 qershor 2012. Të gjithë konsumatorët me parapagim, të cilët bëjnë mbushje 3 euro, marrin si shpërblim/bonus 30 MB (megabajt) internet; ata të cilët bëjnë mbushje të 5 eurove kanë bonus 50 minuta komunikim dhe 50 MB internet; me 10 euro mbushje fitohet bonusi 100 minuta bisedë dhe 100 MB internet; me 20 euro bonusi 150 minuta bisedë dhe 200 MB internet dhe për mbushje të profilit 40 euro, fitohen 200 minuta bisedë dhe 250 MB internet.
Me rastin e rimbushjes së llogarisë, konsumatori do të njoftohet me SMS për bonusin e fituar sipas profilit të mbushjes. Konfigurimi i telefonit mobil bëhet duke thirrur në Qendrën e thirrjeve apo direkt tek Kujdesi ndaj konsumatorëve si dhe direkt nga ueb-faqja www.valamobile.com, ndërkohë që minutat e fituar mund të shfrytëzohen në thirrje drejtuar në VALA si dhe drejt telefonisë fikse.
Brenda vetëm një jave, si rezultat i kësaj oferte atraktive të VALA-s, shitjet në sistemin me parapagim janë rritur në shkallën 12 për qind në krahasim me javën e parë të muajit të kaluar, ndërkohë që shitjet e profileve 5,10 dhe 20 euro që konsumatorët fitojnë me bonus, kanë rezultuar të kenë rritje mesatare në masën prej 30 për qind.
Duke shënuar një kthesë të madhe në zgjerimin e gamës së produkteve, PTK, respektisht Vala, ia ka dalë suksesshëm që t’i ofrojë cilësi dhe atraktivitet shërbimesh të gjithë konsumatorëve me një kualitet të lartë dhe kjo është dëshmuar me lansimin e ofertës së re verore, ku përveç të tjerash është evidentuar gjithashtu se edhe shfrytëzimi i minutave nga konsumatorët është rritur afërsisht mbi masën 10 për qind.
Rritja pozitive e performansave të rrjetit dhe shërbimeve të VALA-s, ka ngritur në të njëjtën kohë edhe numrin e kërkesave për GPRS, që nënkupton se konsumatorët gjithnjë e më tepër duan që të kenë internet në telefonat e tyre dhe të përfitojnë nga produktet joshëse të VALA-s.
Oferta më e re e VALA-s dhe ofertat e tjera që pritet t’u dedikohen konsumatorëve besnik të VALA-s, kanë impakt të drejtpërdrejtë në afarizmin pozitiv financiar të Operatorit Publik VALA, sepse bëhet fjalë për një performancë solide në gjithë sistemin e saj të operimit, përfshirë rritjen e grafikonit të thirrjeve, sms-ve, përdorimit të roamingut, shtimit të numrit të konsumatorëve, etj.