Që nga viti 2012 kur ishte sjellë për herë të parë në Kuvendin e Kosovës, Projektligji për Përgjimet pas shumë diskutimesh ka arritur të miratohet në parim. Ky Projektligj obligon operatorët e telefonisë mobile të posedojnë lokacionin fizik të quajtur Njësia e ndërlidhjes, përmes së cilës ofrohet qasja për përgjimin e telekomunikimit. Kurse institucionet përgjegjëse parashihet që të posedojnë qendrat monitoruese për transmetimin e komunikimit të përgjuar.
Arsim Bilalli, Menaxher për Informim në Departamentin për Relacione me Publikun në PTK, ka thënës përmes postës elektronike për Tribuna Channel se procesi teknik dhe praktik i përgjimit ekzekutohet nga Policia e Kosovës, në pajtim me ligjin në fuqi dhe Procedurat Standarde të Operimit të Policisë.
Kurse, Zyra për Informim e Policisë së Kosovës ka sqaruar se të gjitha veprimet e saja, Policia i ndërmerr konform autorizimeve ligjore që ka dhe në ç’do rast kur merret me përgjimet, këtë e realizon me urdhëresë të lëshuar nga organet e drejtësisë.
Në anën tjetër, zëdhënës i IPKO-së, Alban Kastrati, ka deklaruar se Ipko si operator i licencuar i telefonisë mobile në Kosovë posedon njësinë ndërlidhëse e cila e mundëson përgjimin ligjor nga ana e organeve të rendit të cilat janë të parapara me ligj që të kërkojnë pra të bëjnë kërkesa ligjore për përgjime.
Për obligimet tjera që kanë Vala e IPKO ndiqeni kronikën./TRIBUNA CHANNEL/