Kryesore

Vaksinimi i fëmijëve nga komunitetet RAE, mbetet i pambuluar

30.04.2016 11:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vaksinimi i fëmijëve nga komunitetet RAE, mbetet i pambuluar

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka thënë se Kosova, sidomos në dy dekadat e fundit, ka treguar sukses sa i përket vaksinimit, duke e marrë parasysh përqindjen e fëmijëve të vaksinuar.

“Imunizimit është i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve të rënda ngjitëse. Kosova ka arritur rezultate të lakmueshme, sa i përket imunizimit të popullatës. Falë angazhimit të partnerëve dhe bartësve të programit të imunizimit, ne mund të flasim se mbi 95 për qind e fëmijëve janë të vaksinuar”.

“Unë shpreh admirimin e madh për Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik dhe gjithë punëtorëve shëndetësorë, duke falënderuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Fondacionin për fëmijë të Kombeve të Bashkuara-UNICEF”, ka thënë Rrahmani, raporton REL.

Çdo vit në botë, vaksinimi shmang rreth 2 deri 3 milionë vdekje të fëmijëve nga sëmundjet vdekjeprurëse.

Por, sipas të dhënave në terren të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, pesë për qind e fëmijëve të pavaksinuar, janë kryesisht të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas (RAE)

Isme Humolli, nga ky institut, flet për pengesat që hasin sa i përket vaksinimit të fëmijëve të komuniteteve RAE:

“Është projekti i hartuar nga Instituti Kombëtar qe pesë vjet për ngritjen e vetëdijes dhe përfshirjen sa më të lartë të fëmijëve për t’u vaksinuar. Problemi qëndron me komunitetet RAE, që shfrytëzojnë sistemet shëndetësorë serbe, të cilat janë shumë funksionale në Kosovë”.

“Në këtë aspekt, ne para disa viteve, kemi kërkuar përkrahjen e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim që të na ndihmojë me këtë komunitet, në mënyrë që t’i shfrytëzojnë shërbimet shëndetësore tonat, e që fare nuk i shfrytëzojnë”.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka shtuar se është praktikuar edhe projekti shtëpi më shtëpi, për vaksinimin e fëmijëve të komuniteteve RAE, derisa siç ka thënë ai, ka ende punë duke përfshirë edhe vetëdijen e prindërve të fëmijëve të këtyre komuniteteve.

“Nga ana e institucioneve, është bërë shumë, ndonëse gjithmonë mund të bëhet më shumë. Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik, ka bërë mjaft në këtë aspekt, pra sa i përket vaksinimit shtëpi më shtëpi, dhe kjo flet që institucionet janë serioze për të kryer obligimet e tyre”.

“Por, normalisht, ka pengesa edhe në vetëdijen e prindërve, ndonëse ne po punojmë që kjo të eliminohet dhe fëmijët e vaksinuar të arrijnë përqindjen e duhur”, ka theksuar Rrahmani.

Udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Skënder Syla, ka deklaruar se falë vaksinimit, është arritur që të mbrohet shëndeti i fëmijëve dhe të parandalohen shumë sëmundje ngjitëse.

“Mendoj se shënimi i Javës Evropiane për vaksinim, është një mundësi e veçantë për t’iu bërë thirrje prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët. Mendoj që ky tregim i suksesshëm i vaksinimit, si një pikë e ndritshme e sistemit shëndetësor të vazhdojë edhe më tej, dhe ne si OBSH, jemi të interesuar t’u ndihmojmë në mbështetje edhe më tej”, ka shpjeguar Syla.

Ndryshe, zyra e Fondacionit për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ka përkrahur në vazhdimësi Ministrinë e Shëndetësisë në sigurimin e vaksinave për programin e zgjeruar të imunizimit.

Fondacionit për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, vazhdon të ofrojë vaksina me çmime më të lira, të cilat sigurohen nga prodhuesit e parë të kualifikuar nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

Vuçiq nuk pret ndryshime thelbësore në Kosovë kur të reduktohet KFOR-i

Vuçiq nuk pret ndryshime thelbësore në Kosovë kur të reduktohet KFOR-i

Lushtaku i reagon Mihalit: Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje?

Lushtaku i reagon Mihalit: Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje?

80% të numëruara, 20-shja më e votuar e PDK-së nga votat me postë

80% të numëruara, 20-shja më e votuar e PDK-së nga votat me postë

Zelensky e Trump takim ballë për ballë në samitin e G7, i pranishëm edhe Rubio, ja çfarë diskutuan dy liderët

Zelensky e Trump takim ballë për ballë në samitin e G7, i pranishëm edhe Rubio, ja çfarë diskutuan dy liderët

Kosova dhe Komisioni Evropian diskutojnë zbatimin e fondeve IPA, kërkohet përshpejtim i reformave

Kosova dhe Komisioni Evropian diskutojnë zbatimin e fondeve IPA, kërkohet përshpejtim i reformave

Cakolli: LVV-ja pritet të shkojë në 53 mandate, gara mes PDK-së dhe LDK-së për mandatin e fundit mbetet e hapur

Cakolli: LVV-ja pritet të shkojë në 53 mandate, gara mes PDK-së dhe LDK-së për mandatin e fundit mbetet e hapur