Vajzat zvicerane përgjigjen nëse do të pranonin të martoheshin me një shqiptar (Video)

E publikuar: 20/12/2018 06:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Zvicër jetojnë një numër i madh i shqiptarëve. Ata tashmë janë të integruar në shoqërinë zvicerane. Shumë prej tyre janë inkuadruar në politikë, sport, kulturë dhe sektore të tjera.

Gjatë qëndrimit në Cyrih, ekipi i “Lajm.Tv” ka zhvilluar një anketë me disa vajza të reja zvicerane.

Nga biseda u konstatua se te zviceranet ka ndryshuar pozitivisht bindja për shqiptarët, përcjell albinfo.ch.

Kjo posaçërisht vërehej te vajzat e reja, të cilave u parashtrua pyetja që ndoshta më së tepërmi u intereson të rinjve shqiptarë:

A do të pranonte një vajzë zvicerane të martohet me një shqiptar?

Shumica e vajzave janë përgjigjur me ‘po’.