Vajzat nga Gjakova deklaruan në Polici se u dhunuan nga babai i tyre që nga vera e vitit të kaluar

E publikuar: 07/02/2022 21:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy vajza të mitura, njëra 14 e tjetra 15 vjeçe janë dhunuar vazhdimisht nga babai i tyre në Gjakovë.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa dy viktimat janë intervistuar.

“Dy viktimat e mitura janë intervistuar në prezencën e Prokurorit të Shtetit, zyrtarit nga Qendra për Punë Sociale, prindit-nënës si dhe avokateve mbrojtës”, ka njoftuar Policia.

Gazeta Express ka mësuar nga burime të sigurta se dy vajzat e mitura kanë deklaruar se ishin dhunuar nga babai i tyre që nga mesi i verës së vitit të kaluar.

“Gjatë intervistimit në cilësi të viktimave, dy të miturat kanë deklaruar se që nga mesi i verës së vitit të kaluar, vazhdimisht janë dhunuar seksualisht nga babai i tyre”, ka bërë të ditur i njëjti burim.

Policia ka bërë të ditur se rasti është raportuar nga nëna e vajzave e cila kishte deklaruar në Polici se bashkëshorit i saj kishte dhunuar njërën vajzë dhe kishte sulmuar seksualisht tjetrën në mënyrë të vazhdueshme.


Njoftimi i plotë i Policisë:

Me datë 07.02.2022, në ora 11:20 në Sektorin Rajonal për Hetime ka ardhur ankuesja (nëna)së bashku me dy vajzat e saja te moshes se mitur (2006 dhe 2007) për të raportuar rast dhunimi. Bazuar në intervisten e saj bashkëshorti (i perkatesisë ashkali) i saj gjegjësisht babai i viktimave kishte dhunuar njeren vajzë dhe kishte sulmuar seksualisht tjetren në mënyrë të vazhdueshme (por qe datat e sakta nuk ju kujtohen). Dy viktimat e mitura janë intervistuar në prezencën e Prokurorit të Shtetit, zyrtarit nga Qendra për Punë Sociale, prindit-nënës si dhe avokateve mbrojtes. Personi i dyshuar është arrestuar dhe mbahet në ndalim policor për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit. Hetimet ne vijimesi.