Policia e Elbasanit ka reaguar në lidhje me një video të shpërndarë në mediat online ditën e sotme.
Në video shfaqeshin tre vajza dhe dy djem duke ushtruar dhunë ndaj një të riu në qytetin e Elbasanit.
Në reagimin e uniformave blu thuhet se video ka ndodhur dy vjet më parë.
“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, kanë reaguar menjëherë pas publikimit duke bërë identifikimin dhe shoqërimin e personave të publikuar në video.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se video e publikuar është bërë në Janar të vitit 2014, kur dhe ka ndodhur ngjarja.
Personat e përfshire janë shoqëruar ne momentin e ngjarjes rreth dy vjet e gjysme me pare, dhe pas disa ditësh i kanë rregulluar marrëdhëniet mes tyre”, njofton policia”. /GazetaExpress/